Wednesday, December 11, 2013
Ky muaj, koha e fillimeve te reja dhe freskimit te tradites
Të dashur ICF-ista,
Krishtlindja është koha e fillimeve të reja dhe koha e freskimit të traditës.
Ky vit ka qenë plot me fillime të reja, surpriza, gjëra të veçanta, sfida plot. Kemi qenë dëshmi e fuqishme si kishë, 2 vjetori i kishës ishte super i veçantë, festimet e adoleshenteve kanë kaluar në një nivel tjetër, fëmijet po kënaqen me Adën, filluam festimet e studentëve, u be WorshipFest-i i pare, tjeter energji kane marre grupet e muzikes dhe medias dhe sapo ka filluar formimi i skuadrës për ICF-në e re në Tiranë të re.
Ne duam t’ju falenderojme për menyrat e shumta në të cilat ju keni investuar në këtë komunitet të ri dhe në rritje. Të rinj kanë ardhe në besim, disa prej tyre patën mundësi të pagëzohen në qershor.
Presim që të dielat e mbetura të Dhjetorit do të jenë njëra me e veçantë se tjetra. Sidomos e diela e 22 Dhjetorit, ku do festojmë dhe kujtojmë momentin kur Perendia zbreti në tokë në formën e Jezusit për të sjellë transformim dhe bashkim mes nesh dhe dashurisë së Tij. Studentet do te festojne me 18 dhjetor, kurse studentet me 21 dhjetor.
Ne ju nxisim që në këto te diela:
* Të luteni për çdo festim (studenteve, youth dhe festimet e te dieles) dhe për drejtuesët e kishës.
* Të ftoni nga 3 deri 5 shokë/shoqe ose të afërm.
* Të jeni në maksimunin e energjisë dhe përkushtimit në shërbesat që bëni.
* Nëse nuk po bëni diçka të kërkoni sesi mund të përfshiheni.
* Të jepni me bujari nga lekët tuaja (1/10 dhe ofertën) le të jetë dhënia e këtij muaji me bujarinë më të madhe nga gjithë muajt e tjerë.
Perëndia e mbushtë familjen ICF me gëzimin, qetësine dhe dashurinë e Tij në çdo ngjarje që do të bëjmë.
Ju duam shumë!
Altini dhe Ada
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment