Thursday, December 12, 2013

Cilat do jene shtysat kryesore per kishen tone ne 2014



Cdo kishe shtyhet nga dicka. Ndersa po vjen 2014 duhet te caktojne se cilat do jene shtysat kryesore te kishes tone.
Shume kisha ne 2014 do kene shtyse kryesore traditen, qe i bie nuk eshte se do te bejne shume gjera ndryshe nga 2013 pervec se ndonje fytyre e re ketu atje. Kisha te tjera do te kene shtyse kryesore figuren e pastorit, per disa ka per qene ndonje ndryshim i ri te ndertesa. Do kete kisha te shtyra ose te ngecuara ne borxhe, ose te shtyra dhe te drejtuara nga forma e nderteses qe nuk do i lejoje te marrin ndonje inisiative te re.
Kishat e shendetshme do te kene shtyse kryesore qellimet e Perendise per 2014. Ata do jene kisha qe do te fokusohen te Urdherimi i Madh dhe Porosia e Madhe dhe do te zbulojne qellimet e qarta te Perendise per kishen e tyre qe jane:
·        1- Adhurimi – kishat e shendetshme do e lartesojne emrin e Jezusit ne cdo gje qe do te bejne ne 2014
·        2- Ungjillizimi – kishat e shendetshme do te fokusohen ne prezantimin e J.Krishtit para shoqerise se tyre qe eshte e pashpetuar.
·         3-Miqesia – kisha e shendetshme do i sjellin njerezit ne anetaresine e familjes se Perendise dhe te kishes.
·         4-Dishepullimi – kishat e shendetshme do i ndihmojne njerezit te behen si Krishti.
·         5-Sherbesa – kishat e shendetshme do i ndihmojne njerezit te zbulojne dhuntite, pasionin, talentet, pervojat dhe personalitetin (s.h.a.p.e.) e tyre dhe do te sherbejne ne kishen dhe komunitetin e tyre.
Drejtimi i kishes drejt nje viti te shendetshem dhe plot rritje ne 2014 nuk do varet nga fillimi i programeve te reja. Por do te varet ne modelimin dhe punen e kishes ne: procesin e rritjes se njerezve ne pjekuri, berjen e dishepujve dhe ti ndihmojne njerezit te levizin nga lagja ku jane ne pjesmarres ne kishe, nga pjesmarres ne kishe ne anetare te saj, nga anetare te saj ne perkushtim total per Perendine dhe kishen dhe nga perkushtimi total ne skuadren e kishes.
Keto jane konceptet biblike baze per cdo kishe te shendetshme. Ne vitin 2014 le te fokusohemi qe kisha jone te jete e themeluar ne keto pese qellime dhe do te shohim qe do jete viti me i mire i kesaj kishe. Me i mire, nuk po them vetem ne numer por ne te gjitha drejtimet, do jemi nje kishe e madhe ne numer, e thelle ne pjekuri, e gjere ne sherbese, e ngrohte ne miqesi dhe e forte ne ungjillizim.
Ndersa mendojme per 2014, le te mendojme tani se cilat kane qene shtysat kryesore per vitin qe po leme pas. Pas cfare qellimesh, gjerash kemi qene te dhene me shume ne 2013? Nese nuk kane qene keto te pestat me lart le te ri-fokusojme cdo sherbese qe do i kete ne mendje keto 5 qellime dhe do i zbatoje ato.

Wednesday, December 11, 2013

Ky muaj, koha e fillimeve te reja dhe freskimit te tradites

Të dashur ICF-ista, Krishtlindja është koha e fillimeve të reja dhe koha e freskimit të traditës. Ky vit ka qenë plot me fillime të reja, surpriza, gjëra të veçanta, sfida plot. Kemi qenë dëshmi e fuqishme si kishë, 2 vjetori i kishës ishte super i veçantë, festimet e adoleshenteve kanë kaluar në një nivel tjetër, fëmijet po kënaqen me Adën, filluam festimet e studentëve, u be WorshipFest-i i pare, tjeter energji kane marre grupet e muzikes dhe medias dhe sapo ka filluar formimi i skuadrës për ICF-në e re në Tiranë të re. Ne duam t’ju falenderojme për menyrat e shumta në të cilat ju keni investuar në këtë komunitet të ri dhe në rritje. Të rinj kanë ardhe në besim, disa prej tyre patën mundësi të pagëzohen në qershor. Presim që të dielat e mbetura të Dhjetorit do të jenë njëra me e veçantë se tjetra. Sidomos e diela e 22 Dhjetorit, ku do festojmë dhe kujtojmë momentin kur Perendia zbreti në tokë në formën e Jezusit për të sjellë transformim dhe bashkim mes nesh dhe dashurisë së Tij. Studentet do te festojne me 18 dhjetor, kurse studentet me 21 dhjetor. Ne ju nxisim që në këto te diela: * Të luteni për çdo festim (studenteve, youth dhe festimet e te dieles) dhe për drejtuesët e kishës. * Të ftoni nga 3 deri 5 shokë/shoqe ose të afërm. * Të jeni në maksimunin e energjisë dhe përkushtimit në shërbesat që bëni. * Nëse nuk po bëni diçka të kërkoni sesi mund të përfshiheni. * Të jepni me bujari nga lekët tuaja (1/10 dhe ofertën) le të jetë dhënia e këtij muaji me bujarinë më të madhe nga gjithë muajt e tjerë. Perëndia e mbushtë familjen ICF me gëzimin, qetësine dhe dashurinë e Tij në çdo ngjarje që do të bëjmë. Ju duam shumë! Altini dhe Ada